Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me kryevëzhguesen e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ) – deputeten e Parlamentit Evropian, Nathalie Loiseau.
Një njoftimin për media thuhet se ata diskutuan pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e vazhdueshme në mbështetjen e zgjedhjeve transparente dhe demokratike në Kosovë.
“Gjeneral-major Barduani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, feja apo përkatësia politike.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FNATOKFOR%2Fposts%2Fpfbid0F9mrqEC7DX5ikxVeoR3saHJafQSUFaJTY17pXvWq2V89vJrDVWpgP7c3ssbyJdzgl&show_text=true&width=500