Në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë janë krijuar pritje deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë, sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim Kufitar.
Kolona në këtë pikë kufitare është deri në 400 metra, ndërsa në dalje të saj nuk ka fare kolonë.
Poashtu, raportohet se në Bërnjak dhe Jarinje deri në 10 minuta po presin për të hyrë në Kosovë.
Pikëkalimi kufitar në Merdare, sipas njoftimit del të jetë më i ngarkuar, ku mërgimtarët po presin deri në gjysmë ore, ndërsa në dalje nga Kosova përmes kësaj pike pritjet janë deri në 10 minuta.