Kolgeci: Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja do të sigurojë trajnime për 40 mijë të rinj në fushën e IT-së

0
29

Selman Kolgeci, kandidati për deputet nga LDK-ja, zhvilloi takime me elektoratin në fshatrat Tërrnje dhe Leshan, ku mori mbështetje të madhe nga banorët.

Kolgeci theksoi se takimet me qytetarët u fokusuan në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia, me një angazhim të fortë për përmirësimin e këtyre sektorëve. Ndërsa në një qasje më të veçantë, Kolgeci u përqendrua në rininë e Kosovës, duke theksuar se për fat të keq shumë të rinj po e shohin mërgimin si mundësi, dhe qëllimi i tij është që t’i ofrojë mundësi për zhvillim dhe qëndrimin e tyre në vend.

Ai ndau me ta planprogramin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me një fokus të veçantë në iniciativën për trajnimet e 40 mijë të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit (IT). Po ashtu, Kolgeci theksoi rëndësinë e zhvillimit të parkut teknologjik, i cili do të krijojë mundësi të reja për të rinjtë në drejtim të punësimit dhe avancimit profesional.

Postimi i plotë i Kolgecit:

Në takimet e zhvilluara në Tërrnje dhe Leshan, kolegët e mi, kandidatë për deputet, u fokusuan kryesisht në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë, duke theksuar përpjekjet për përmirësimin e këtyre sektorëve.

Ndërsa unë, në një qasje më të veçantë, fola për rininë, djemtë e vajzat e Kosovës të cilët për fat të keq qëllim kan mërgimin, fokusova bisedën te mundësitë që ofron LDK-ja për zhvillimin e rinisë dhe qëndrimin e tyre këtu.

Ndava me ta planprogramin e Lidhjes Demokratike të Kosovës duke theksuar veçanërisht iniciativën për trajnimet e 40 mijë të rinjëve në fushën e Teknologjisë së Informacionit (IT).

Po ashtu, kemi pasur një diskutim të hapur rreth zhvillimit të parkut teknologjik, i cili do të krijojë mundësi të reja për të rinjtë në drejtim të punësimit dhe avancimit profesional.

124 LDK

#1LumirAbdixhiku

#91SelmanKolgeci

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here