Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, gjatë një takimi në Neperbisht, shprehu optimizmin për fitoren e LDK-së, të cilën e cilësoi si një triumf të unitetit dhe angazhimit për një të ardhme më të ndritur për Kosovën.
Ai u zotua se do të vazhdojë të punojë për realizimin e programit qeverisës të LDK-së, duke përfshirë përmirësimin e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë për të mirën e qytetarëve.
Postimi i plotë i Kolgecit:
𝐉𝐞𝐡𝐨𝐧 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐟𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐃𝐊-𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐍𝐞𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐬𝐡𝐭
Fitorja e LDK-së është një triumf i unitetit dhe angazhimit për një të ardhme më të ndritur për Kosovën. Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për zhvillim, përparim dhe stabilitet.
124 LDK
Kolgeci, mori pjesë edhe në tubimin zgjedhor në Malishevë, ku atmosfera festive dhe energjia pozitive dominuan mbrëmjen.
Ai falënderoi qytetarët e Malishevës për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe shprehu bindjen se me bashkëpunim dhe përkushtim, fitorja e LDK-së do të jetë një hap i madh drejt zhvillimit dhe stabilitetit për të gjithë Kosovën.
Postimi i plotë i Klogecit:
𝐀𝐭𝐦𝐨𝐬𝐟𝐞𝐫𝐚 𝐞 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝟗 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐬𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈!
Me energji pozitive dhe entuziazëm, qytetarët e Malishevës treguan mbështetje të jashtëzakonshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
𝟏𝟐𝟒 𝐋𝐃𝐊