Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, zhvilloi një takim me banorët e Sopisë, ku diskutojë për sfidat e përditshme me të cilat ata përballen.
Gjatë takimit, Kolgeci shpalosi pjesë të programit qeverisës të LDK-së, duke përfshirë planin për një administratë publike të digjitalizuar, shërbime të integruara, ngritjen e kapaciteteve të shërbimit civil dhe themelimin e inspektoratit shtetëror.
Ai theksoi se rekrutimi i centralizuar do të sigurojë një administratë më efikase dhe transparente. Banorët shprehën mbështetje të fuqishme për LDK-në si forca kryesore në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Postimi i plotë i Kolgecit:
𝐒𝐨𝐩𝐢𝐣𝐞̈
Edhe në këtë vendbanim shihet qartë se LDK-ja është kryefjala për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Këtu diskutuam shumë probleme me të cilat këta banorë ballafaqohen çdo ditë.
Shpalosëm pjesë të programit tonë qeverisës ku u fola për planin tonë për administratë publike, shërbime të integruara dhe të digjitalizuara, ngritje të kapaciteteve të shërbimit civilë, themelimit të inspektoratit shtetëror si dhe rekrutimit të centralizuar.
𝟏𝟐𝟒 𝐋𝐃𝐊