Kandidati për deputet nga LDK-ja, Selman Kolgeci, theksoi bashkimin e banorëve të Doberdelanit dhe Samadrexhës për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në takimet me qytetarët, ai shpalosi programin e LDK-së dhe theksoi lidhjen e ngushtë mes partisë dhe popullit.
Postimi i plotë i Kolgecit:
𝐃𝐨𝐛𝐞̈𝐫𝐝𝐞𝐥𝐚𝐧 𝐞 𝐒𝐚𝐦𝐚𝐝𝐫𝐞𝐱𝐡𝐞̈
Të dyja këto fshatra me banorët e tyre të dashur e shumë të respektuar, të bashkuara për fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Bashkëbisedim, shpalosje e programit, këshilla e fjalë të mira për Lidhjen tonë të zemrës e cila padyshim se është një me popullin dhe populli me të.