KOK: Në Lojërat Mesdhetare në Kosovë mund të ketë edhe sportistë serbë

0
161

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, së bashku me sekretarin e KOK-ut, Besim Aliti, kanë thënë se në Lojërat Mesdhetare që pritet të mbahen në Kosovë në vitin 2030, janë të mirëseardhur të gjithë sportistet për dallim.

Kështu i janë përgjigjur ata pyetjes “Se a do të mund të marrin pjesë edhe sportistët serbe?”.

“Në Kosovë nuk ka ndalesë për asnjë popull dhe asnjë shtet, janë të mirëseardhur të gjithë”, ka thënë kryetari Krasniqi në Klan Kosova.

“Roli ynë është sportiv, nuk ndërhyjmë shumë më marrëdhëniet politike. Nga roli sportiv, edhe sot edhe në vitin 2030, siç tha edhe presidenti, çdo sportist është i mirëseardhur në Kosovë”, është përgjigjur sekretari Aliti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here