KMDLNJ: Shkarkimet apo dorëheqjet e imponuara në shpërputhje me përgjegjësinë konkrete

0
474

Pas dhunimit të një 11 vjeçareje, reagimi i opinionit ishte i mrnjëhershëm, qoftë përmes rrjeteve sociale e që përfundoi me një protestë masive ku fuqishëm u dënua ky rast me ç’rast u kërkua dënimi maksimal për 5 dhunuesit sikur që u kërkua përgjegjësi për drejtuesit e ministrive përgjegjëse për siguri dhe drejtësi.

Policia e Kosovës në kohë reale arrestoi dhunuesit ndaj të cilëve u caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Reagimi i parë, shkaku i përgjegjësisë pyrofesionale dhe morale erdhi nga Samedin Mehmeti i cili ishte në krye të këtij institucioni. Ndërkaq, nga MD përkatësisht nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dorëheqje dha Ali Gashi , drejtor i Departamentit për Trajtim të Dënuarve të Mitur.  Arsyetimi ishte se njëri nga dhunuesit e 11 – vjeçares kishte vuajtur dënimin në Burgun për të Mitur në Lipjan dhe për shkak se ka dështuar risocializimi, edhe është dorëhequr.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti ka qenë buzë shkarkimit pavarësisht rastit të dhunimit seksual të 11 vjeçares ndërsa Ali Gashi , brenda një kohe të shkurtër është detyruar dy herë të jepë dorëheqje , së pari nga u.d. i Drejtorit të SHKK -së e tash nga një pozitë më e ulët. Ali Gashi nuk kishte përgjegjësi as herën e parë kur e shkarkuan. , u dorëheq e as për rastin e dytë. U sakrifikua për të shpëtuar të ” mëdhenjtë ” apo iu nënshtrua procesit të diferencimit që po bëhet edhe ndaj kuadrove tjera . Samedin Mehmeti konsiderohej si njeri i LDK -së e as Ali Gashi nuk përputhej poltikisht. Është shumë pozitive kur bartës i një posti publik për shkak të përgjegjësisë konkrete jepë dorëheqje por është papërgjegjësi dhe skajshmërisht e pamoralshme kur në emër të një përgjegjësie të supozuar hipotetikisht , përdoret si alibi për t’i shpëtuar përgjegjësisë të atyre që kanë përgjegjësi profesionale , institucionale., morale dhe ligjore sipas postit që e kanë. Samedin Mehmeti dhe Ali Gashi janë ” dorëhequr ” pikërisht për këtë qellim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here