KMDLNj kërkon masa për sigurinë e punëtorëve në ndërtimtari

0
95
Foto: Ilustrim

Pas një rasti fatal në një vend pune në ndërtimtari, KMDLNj ka kërkuar nga institucionet riprogramim të orarit të punës gjatë temperaturave të larta, pajisje mbrojtëse për punëtorët dhe dënime për kompanitë që shkelin rregullat.

Po ashtu, propozon themelimin e një fondi për mbështetjen e viktimave nga mjetet e gjobave.

Reagimi i plotë i KMDLNj-së

Ditë më parë një punëtorë ra nga një lartësi duke punuar në ndërtimtari. Pas kësaj u ndalua pronari i kompanisë ndërtimore. Deri më tani kryesisht po merremi me pasoja dhe jo në parandalimin e rasteve që po përfundojnë me fatalitet. KMDLNj ka monitoruar disa pika ndërtimi dhe ka vërejtur se jo të gjithë punëtorët janë të pajisur me mjete mbrojtëse në kohën kur pronarët apo përgjegjësit e kantiereve të ndërtimit deklarojnë se çdo punëtor ka pajisje mbrojtëse por se nuk i shfrytëzojnë.  Në kohën e temperaturave tropikale kur temperaturat janë 35 gradë , ndjeshëm bie përqendrimi i punëtorëve andaj rritet rreziku për sigurinë e tyre.

Për këtë KMDLNj kërkon nga institucionet vendimmarrëse ta riprogramojnë orarin e punës në ndërrimtari duke kufizuar punën gjatë mesditës kur temperaturat janë shumë të larta. Ky riprogamim i orarit të punës vlenë edhe për grupet e cenueshme që kanë probleme kronike shëndetësore , pavarësisht se ku punojnë. Kjo është një mundësi që ka bazë ligjore e zë ishte zbatuar edhe më herët.

KMDLNj kërkon nga autoritetet përkatëse të kufizojnë qarkullimin dhe punën e autobotave të betonit  , kamionëve të rëndë dhe pompave të betonit gjatë kohës kur trafiku është i dendur dhe kur temperaturat janë të larta shkaku se bllokojmë edhe më shumë trafikun dikur që e dëmtojnë infrastrukturën rrugore. Autobotat dhe pompat e betonit shkaktojnë shumë dëme në rrugë shkaku i rrjedhjes së betonit të mbetur të cilin nuk e pastrojnë andaj ndaj tyre duhet të shqiptohen dënime shembullore.

KMDLNj është i shqetësuar për faktin se rastet që përfundojnë me fatalitet apo paaftësi të pjesshme apo të përhershme për punë nuk po trajtohen si duhet , as në aspektin material e as shëndetësor.  Në këtë kontekst duhet të amadamentohet Ligji i Punës  që do të rregullonte trajtimin e këtyre rasteve. Si zgjidhje kalimtare mund të formohet një Fond nga mjetet që grumbullohen nga dënimet ndaj ndërtimtarëve në mënyrë që të bëhet një zgjidhje ad hoc .

Përgjegjësit e kantiereve të ndërtimit nuk duhet të lejojnë punëtorët të punojnë pa mjete mbrojtëse ndërsa në rast se nuk sigurojnë mjete mbrojtëse duhet të ndiqen sipas ligjit.

Gjendja e rënduar ekonomike në Kosovë detyron punëtorët të punojnë edhe në kushte të papërshtatshme ku iu rrezikohet jeta ndërkaq pronarët apo përgjegjësit e kantiereve të ndërtimit e keqpërdorin këtë gjendje.

KNDLNj kërkon nga punëtorët e ndërtimit dhe në vende me rrezikshmëri të përdorin mjetet mbrojtëse sikur që duhet të denoncojnë çdo shkelje. Askush nuk ua mbronë të drejtat që iu takojnë nëse ata heshtin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here