Opinioni në Kosovë dhe çdokund ku jetojnë shqiptarët është i shqetësuar me veprimet e fundit të Prokurorisë Raciste të Specializuar që edhe pas afatit të përcaktuar me ligj po dërgon materiale në GJRS kundër të akuz uarve duke ndërhyrë brutalisht në parimin e prezumimit të pafajësisë. Instrumentet e kësaj Gjykate monstruoze që maskohet se është e Kosovës, Prokuroria e Kriminalizuar Speciale ka filluar ta bëjë vlerësimin e pasurisë së Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, pa asnjë vendim të Gjykatës në emër kinse të kompensimit të viktimave e në realitet paraqet presion të drejtpërdrejtl në vendimmarrje të Gjykatës Speciale Raciste.
Në rastin Sali Mustafa vlerësimi i pronës është bërë vetëm pas vendimit të plotëfuqishëm ndërsa në rastin e udhëheqësve kryesorë të luftës çlirimtare të Kosovës dhe shtetit kjo po bëhet për të ndikuar te GJRS e cila ende nuk ka marrë asnjë vendim. Qartazi GJRS është në të njëjtat valë ne ZPS – ën e që zbehë, pamundëson dhe dhunon të drejtën për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar nga politika ndërkombëtare dhe pushteti aktual në Kosovë si dhe nga grupet e interesit. Kjo Gjykatë monstruoze ka për qëllim rishkrimin e historisë, kriminalizimin e luftës çlirimtare në bashkëpunim me Serbinë dhe mbetjet e tyre njerëzore, “kombëtare”, politike dhe morale nën patronatin e institucioneve aktuale në Kosovë. KMDLNj – ë është i shqetësuar për shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria që po mbahen si pengje në Burgun e Hagës, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës përmes mohimit të një gjykimi të pavarur dhe të drejtë. Ky monstrum juridik askujt nuk i jep llogari, nuk lejon monitorim të pavarur dhe nuk e di çka është transparenca dhe llogaridhënia. Po sillet si Gjykatë tipike kolonialiste dhe abuzuese me drejtësinë. Kur t’i kemi parasysh këto “fakte” të prokurorisë dhe Gjykatës në Hagë nuk është aspak e vështirë të parashihet vendimmarrja.













































