Sipas mediave dhe Zyrës për Media të presidencës, personi/a të paidentifikuar kanë kërcënuar me jetë, përmes postës elektronike presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmbajtja e tekstit të kërcënimit ndonëse me një paqartësi, në fakt nuk ndërlidhet me detyrimet kushtetuese që i ka presidentja. Kohëve të fundit shkaku i një eskalimi të raporteve ndërpartiake, është sforcuar kërcënimi, si mjet për arritjen e qëllimeve politike. Përveç politikanëve dhe figurave publike, cak i vazhdueshëm i sulmeve dhe kërcënimeve janë gazetarët ndërkaq që dënimet për këtë janë thuaja simbolike.
KMDLNj e dënon kërcënimin ndaj presidentes Osmani dhe kërkon nga Policia që ta trajtojë këtë dhe rastet e ngjashme me urgjencë në mënyrë që të parandalojnë pasoja më të rënda.
Policia e Kosovës ka kapacitet të mjaftueshëm profesional dhe përvojë të suksesshme në trajtimin e këtyre rasteve andaj pritet që kërcënuesi të arrestohet shpejt dhe të jepënë përgjegjësi para ligji.