KMDLNj: Çfarë garancionesh kërkoi Borell nga kryeministri Kurti për serbët e veriut?!

0
358

Pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-e e të përkrahura nga SHBA, u arritë pajtueshmëria e zbatimit të Marrëveshjes për Liri të Lëvizjes e nënshkruar në vitin 2011 përmes njohjes së dokumenteve. Pas kësaj plasi polemika për meritat e kësaj marrëveshjeje ndonëse gjërat ishin dhe janë të qarta se çka ishte nënshkruar dhe pjesërisht për çka është arritur pajtueshmëria pas një presioni të madh ndërkombëtar. Për KMDLNj ende nuk është e qartë se çka përmban pajtueshmëria sepse mungon një tekst integral, nëse ka apo një sqarim i plotë i kryeministrit Kurti për qytetarët e Kosovës. Për KMDLNj është tregues shqetësues deklarimi i Borrellit pas arritjes së pajtueshmërisë se ka marrë garancion nga kryeministri Kurti për serbët e veriut. Për çfarë garancionesh bëhet fjalë e për të cilët nuk janë informuar qytetarët e Kosovës? Pastaj, nëse bëhet fjalë për reciprocitet të plotë, pse Serbia do ua lëshojë qytetarëve të Kosovës një letër ku shkruan se pajtueshmëria për njohje reciproke të dokumenteve nuk nënkupton se Serbia e njeh Kosovën. Nêse kështu veprohet, qytetarët e Kosovës nuk duhet ta pranojnë atë letër edhe me kusht se do të kthehen mbrapsht.

Opozita e Kosovës duhet të jetë konstruktive vetëm në rast se kryeministri Kurti siguron teansparencë të plotë për arritjen e pajtueshmërisë me palën serbe e që, deri më tani kemi vetëm informata të fragmentarizuara nga mediet. Asgjë më shumë. KMDLNj pret intensifikim të presionit për formim të Asociacionit prandaj edhe po kërkohet bashkëpunim me opoziten, për ndarje të përgjegjësive. Nënshkrimi i një Marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë nuk mund të jetë përgjegjësi e vetëm një subjekti politik apo nje lideri, pavarësisht fuqisë së votave që i ka.

KMDLNj është i sigurt se Asociacioni nuk e dêrgon vendin në zgjedhje të parakohshme aq më parë që as ndërkombëtarët nuk janë te interesuar për këtë. Garantimi i pakushtëzuar i lirisë së lëvizjes për të gjthë qytetarët, pa bërë asnjë dallim, për KMDLNj është përparim i realizimit të drejtave të njeriut dhe, si e tillë edhe përkrahet. Mirëpo, në anën tjetër mungesa e transparecës për këtë pajtueshmëri, sidomos e palës kosovare lë hapësirë për dyshime të caktuara. KMDLNj nuk mbështetet në deklaratat e Vuçiqit sepse ai i sajon sipas dhe për qëllime politike ndërsa Borrell, mund të konsiderohet lirisht si i anshëm dhe jokorrekt në tërë këtë proces. Kryeministri Kurti e ka për detyrim ligjor dhe moral t’i drejtohet qytetarëve të Kosovës, pa bërë dallime politike, partiake, në baza kombëtare, fetare etj., dhe t’i informojë drejtë për këtë pajtueshmëri, deri dikund të mjegulluar. Euforia e fitores së çastit duhet t’i lë vend zgjedhjeve shumë më të rënda me të cilat do të përballet Kosova në një të afërme të afërt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here