Klubi polak e prezanton në mënyrë të veçantë Dion Gallapenin

0
78

Dion Gallapeni është futbollist i ri i ekipit RTS Widzew Lodz.

Klubi polak e ka prezantuar sot në mënyrë të veçantë talentin kosovar.

“Dioni është me ne tash”, shkroi klubi polak në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Futbollisti i deridjeshëm i FC Prishtinës ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e ri, respektivisht deri në verën e vitit 2029.

Futbollisti i krahut të majtë e kishte një porosi për tifozët e klubit të tij të ri gjatë prezantimit.

“Përshëndetje tifozë të Widzew, unë jam Dion Gallapeni, mezi pres t’ju shoh në stadium”./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here