Klopp, objektiv i madh i Real Madridit – oferta marramendëse mund ta rikthejë në pankinë

0
49

Real Madridi po e shqyrton seriozisht mundësinë e angazhimit të Jurgen Kloppit si trajner, por për ta bindur gjermanin të rikthehet në pankinë, klubi madrilen pritet të paraqesë një ofertë jashtëzakonisht të madhe financiare.

Klopp u largua nga Liverpooli në vitin 2024, pas afro nëntë vitesh të suksesshme në krye të “Reds”, periudhë në të cilën fitoi Premier League, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube. Në largimin e tij nga Anfield, ai kishte theksuar lodhjen dhe nevojën për pushim nga menaxhimi aktiv i futbollit.

Pas largimit, Klopp u emërua Shef i Futbollit Global te Red Bull, duke qëndruar larg rolit të trajnerit. Megjithatë, së fundmi emri i tij është lidhur fuqishëm me Real Madridin, në një periudhë paqartësie pas shkarkimit të Xabi Alonsos, i cili u largua pas humbjes 3-2 ndaj Barcelonës.

Aktualisht, drejtimin e ekipit e ka marrë Álvaro Arbeloa, i promovuar nga ekipet e të rinjve, por drejtuesit e “Los Blancos” po kërkojnë një zgjidhje afatgjatë për pankinën. Sipas raportimeve, Klopp mbetet një dëshirë e madhe e klubit madrilen, megjithatë rikthimi i tij në trajning nuk pritet të jetë i lehtë, pasi gjermani po e shijon periudhën larg stresit të futbollit aktiv.

Real Madridi mbetet në pritje të verës, kur pritet të vendoset përfundimisht për emrin e trajnerit që do të udhëheqë projektin e ri sportiv./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here