Klopp jep sinjalin, mesfushori spanjoll e ka mbyllur me Liverpoolin

0
233

Pas një mungese prej nëntë muajsh, Thiago Alcântara u rikthye në fushë për vetëm pesë minutat e fundit të humbjes kundër Arsenalit më 4 shkurt, por pësoi një tjetër dëmtim muskulor, që e bëri sërish të padisponueshëm.

Jurgen Klopp u pyet në një konferencë për shtypin këtë të martë nëse Thiago do të luajë sërish këtë sezon:

“Nuk ka afate. Unë nuk e di. Nuk është diçka afatshkurtër. Ai duhet të bëjë disa gjëra nga pikëpamja mjekësore dhe nuk e di nëse kjo do të thotë se ai do të jetë në gjendje të luajë përsëri këtë sezon. Nuk mund të them asgjë më shumë.”

Kontrata e mesfushorit spanjoll me “të kuqtë” përfundon verën e ardhshme dhe duke pasur parasysh dëmtimet e shumta që ai ka pësuar që nga mbërritja në Liverpool (ka humbur në total 84 ndeshje zyrtare), Thiago mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për ekipin në shkurt.

Në finalen ndaj Chelsea-t në Carabao Cup, përveç Thiagos, për probleme fizike mbetën jashtë edhe nëntë lojtarë të tjerë: Diogo Jota, Darwin Núñez, Mohamed Salah, Alisson, Alexander-Arnold, Joel Matip, Szoboszlai, Curtis Jones./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here