Klopp do të rikthehet edhe njëherë në stolin e Dortmund

0
229

Jurgen Klopp po rikthehet edhe një herë në stolin e Dortmundit.

Në fakt, bëhet fjalë për ndeshjen lamtumirëse të dy legjendave të BVB-së, Lukasz Piszczek dhe Jakub Blaszczykowski.

”Jam shunë i lumtur, sigurisht që kam kohë”, ishte përgjigjur Klopp në thirrjen në “Zoom”, që dyshja polake ia kishin bërë personalisht.

Ende nuk është sqaruar përfundimisht se cilët lojtarë do të jenë në secilën skuadër, atë të “Kubës” apo të “Pisczu”, por emrat e sulmuesve që kanë konfirmuar tashmë do t’i bëjnë zemrat e tifozëve të rrahin më shpejt.

Nuri Sahin dhe Sebastian Kehl gjithashtu duan të lidhin këpucët e tyre përsëri dhe të tregojnë se ata ende mund ta bëjnë këtë./GE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here