Klienti italian kërcënohet nga kamerieri pasi i la vetëm 500 euro bakshish

0
388

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë.

Një italian i pasur u ndoq nga pas dhe u qortua nga kamarieri i një restoranti në St Tropez pasi i kishte lënë vetëm 500 euro bakshish.

Italiani – emri i të cilit nuk bëhet i ditur – u largua nga restoranti luksoz pasi kishte paguar faturën, së bashku me një bakshish bujar prej 500 eurosh.

Por kur arriti në parking, një nga kamarierët kishte zbritur pas tij duke e ndjekur.

Punonjësi i restorantit i tërbuar i bërtiti duke i thënë se “500 euro nuk mjaftojnë” dhe i kërkoi të kthehej në restorant për të lënë më shumë para dhe për të dhënë një bakshish“minimumi” 1000 euro.

“Ai mendoi se bakshishi që i kishte dhënë ishte shumë bujar, por jo. Kamarieri i tha se shuma nuk i mjaftonte dhe se mund të bënte përpjekje për t’iu afruar shumës prej 1000 eurosh”, tha një mik francez i italianit, raporton TopChanel.

Klienti i restorantit u zemërua aq shumë nga mosmirënjohja, sa thuhet se i tha mikut të tij se nuk do të shkelte më kurrë aty.

Siç thekson Daily Mail, ngjarja e mësipërme del në dritë pas ankesave të shumta për bizneset e zonës që, Kryetarja e bashkisë së Saint-Tropez, Sylvie Siri , tha se ka thirrur pronarët e restoranteve në zonë për një takim në fund të verës, për të diskutuar praktikat e tyre, në mënyrë që “pritja e turistëve bëhet në mënyrë më dinjitoze”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here