Prej mbrëmjes së djeshme, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana ndodhen të izoluar në një dhomë të veçantë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, si ndëshkim nga Vëllai i Madh për thyerjen e rregullave.
Kjo situatë ka sjellë afrime të papritura mes banorëve, duke i shtyrë ata të ndajnë më shumë nga jeta e tyre personale.
Gjatë ditës së sotme, Klajdi vendosi të hapet me Rozanën, me të cilën ka patur debate të ashpra më parë. Në një moment të sinqertë, këngëtari i zbuloi një sekret që deri tani nuk ishte bërë publik: ai ka qenë i dashuruar me Elvana Gjatën.
“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën. Kam ndjerë për të kur kemi qenë tek ‘Ethet’, pasi qëndronim gjatë gjithë kohës në prova bashkë dhe këndonim bashkë” – tha Klajdi gjatë bisedës me Rozanën.
View this post on Instagram
A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Ky rrëfim surprizoi jo vetëm banorët, por edhe publikun, duke sjellë një detaj të panjohur nga e kaluara e artistit. Ndërkohë, izolimi i tyre në dhomën speciale po bëhet gjithnjë e më i tensionuar, pasi Klajdi, Rozana, G-Bani dhe Gjesti janë të gjithë në nominim.
Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 4” gjatë spektaklit të së shtunës. /Telegrafi/