KK “Komandant Drini” dhe KK “Eagle” përmbyllin përgatitjet tre ditore në Tale të Shqipërisë

0
355

Dy klubet e karatesë nga Prizreni, KK “Komandant Drini” dhe KK “Eagle” kanë përmbyllur përgatitjet tre ditore në Tale të Shqipërisë.

Nën mbikqyrjen e trajnerit Muhamet Kolgeci nga KK “Komandant Drini” dhe trajneres Elona Kolgeci nga KK “Eagle”, karateistët e të dyja klubeve kanë shkëmbyer përvojat e tyre.

Qëndrimi në Tale të Shqipërisë i karateistëve nga Prizreni vjen pak ditë para fillimit të garave kombëtare, ku përveç garuesve që kanë marrë pjesë në garat e kaluara, pritet edhe debutimi i karateistëve të ri, të cilët konsiderohen si shpresa të këtij sporti./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here