Kjo është mosha e gruas që vdiq në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se ka përdorur më shumë ilaçe se ç’duhet

0
1220

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët humbin jetën në spitale, aty ku ishin shtrirë për të pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore, varësisht nga problemi i tyre shëndetësor. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prizren, ku një grua ka vdekur në spitalin rajonal të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është një 66-vjeçare, e cila ishte shtrirë në spital pasi dyshohet se ka përdorur më shumë ilaçe se sa duhet.

Për këtë është njoftuar Policia e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.

Ndërkaq, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here