Kjo është gruaja më e vjetër në botë që bëri “skydive”, synon të futet në Guinness

0
231

Një 104-vjeçare nga Chicago po shpreson të certifikohet si personi më i vjetër që është lëshuar me parashutë nga aeroplani.

“Mosha është vetëm numër”, tha Dorothy Hoffner, ndërsa të dielën kreu këtë arritje mbresëlënëse në Ottawa rreth 140 kilometra në jugperëndim të Chicagos.

Rekordin e Guinnessit për “skydive” e kishte vendosur në maj të vitit 2022, 103-vjeçarja Linnea Ingegard Larsson nga Suedia.

“Skydive Chicago” po synon ta certifikojë rekordin e Hoffnerit.

Hoffner së pari ka bërë “skydive” në moshën 100-vjeçare.

Të dielën Hoffneri së bashku me një instruktor të certifikuar kërceu nga një lartësi 4100 metra.

Ajo u duk mjaft e qetë ndërsa të dy u ulën me parashutë në tokë.

Gjithë kërcimi e manovrat dhe ulja me parashutë zgjati rreth 7 minuta.

“Ishte e mrekullueshme”, ka thënë Hoffner.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here