Një nga humanistët më të mëdhenj shqiptarë, Halil Kastrati, shpeshherë e ka kursyer familjen nga syri publik.
Megjithatë, në një event së fundmi, deputetja Duda Balje na ka prezantuar me bashkëshorten e tij.
Sara Kastrati, bashkëshortja e Halilit, ndonëse larg vëmendjes, është ajo që punon krah për krah me bashkëshortin, për të ndihmuar jetimët dhe të varfrit.
“Pas çdo burri të fortë si z. Halil Kastrati qëndron një grua pak më e fortë, z. Sara Kastrati.
Gëzuar 15 vjet punë, ju përgëzoj për çdo buzëqeshje të çdo jetimit!”, shkroi Balje në portretin e përbashkët me Kastratin.