Lëkura dhe rinia e gjatë janë temat më të diskutuara ndër vite, por sidomos së fundmi. Vitet tregohen në lëkurë, sidomos kur nuk kujdesesh për të. Por cili është faktori kryesor që shkakton moshimin e lëkurës dhe dëmtimin e saj në mënyrë të pariparueshme?
Angelo Emanuele Leone, dermatolog në Milano, ka konfirmuar për Vogue se qëndrimi i gjatë në diell dhe mungesa e kujdesit gjatë ekspozimit është detaji më i rëndësishëm i problemeve që vijnë me lëkurën.
Sipas dermatologut, sado promovohet qëndrimi në diell për nxirjen e lëkurës, nëse nuk aplikohet mbrojtje SPF 50 dhe nëse nuk ushqehet trupi me anti-oksidantë, vitaminë C dhe fruta e perime nga ku merren këta përbërës, procesi i plakjes së lëkurës vetëm do përshpejtohet.
“Askush nuk është imun ndaj dëmtimin prej rrezeve UV”, shpjegon Leone.
Një tjetër këshillë me rëndësi është edhe eliminimi ose rrallimi i sheqerit dhhe alkoolit kur ekspozimi në diell është i shpeshtë.
Mos harro, kremi i diellit duhet të aplikohet çdo ditë, edhe kur nuk ka diell dhe bie shi!