Kjo është 10-shja e parë në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së

0
803
Foto: Arkiva

Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në 19 Qendra Komunale të numërimit.

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 16 shkurt janë numëruar 73.23% e vendvotimeve, ose gjithsej 1,855 nga 2,533, në kuadër të procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Sipas burimeve të KosovaPress, në listën e Koalicionit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët, në 10-shen e parë nga 73.23 për qind e votave të numëruara janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Time Kadriaj, Bekë Berisha, Lahi Brahimaj, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Ardian Gjini dhe Bashkim Ramosaj.

Derisa në nivelin qëndron ky koalicion sipas rezultateve preliminare ka arritur t’i fitoj 7.45 për qind të votave. /KP

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here