Kingsley Coman i bashkohet Al Nassr-it

0
89

Kingsley Coman ka zgjedhur aventurën e re në Lindjen e Mesme. Vetëm pak orë pas njoftimit për largimin nga Bayern Munich, sulmuesi francez është prezantuar si futbollisti më i ri i Al Nassr-it, shkruan 04 Online.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin arab, e cila do të vlejë deri më 30 qershor 2028. Sipas mediave ndërkombëtare, transferimi i tij i ka kushtuar Al Nassr-it rreth 30 milionë euro.

Coman i bashkohet një skuadre plot yje, ku tashmë luajnë Cristiano Ronaldo, Joao Félix dhe Sadio Mané, duke rritur edhe më shumë konkurrencën në repartin ofensiv të ekipit.

Francezi mbylli një dekadë të suksesshme te Bayern Munich, ku grumbulloi plot 21 trofe dhe ishte një prej lojtarëve më vendimtarë të gjigantit bavarez.

Tani, Coman synon të shkruajë histori të re me fanellën e verdhë të Al Nassr-it./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here