Manchester City i Pep Guardiolës është duke ndjekur me shumë vëmendje Joshua Kimmich, të cilin ka në plan ta afrojë gjatë merkatos së verës.
Mesfushori i Bayern Munich po ndiqet me shumë vëmendje nga disa klube të mëdha europiane, përfshirë edhe Barcelonën.
Megjithatë sipas raportimeve të medieve britanike e ardhmja e gjermanit do të jetë në Premier League, ku do të ribashkohet me trajnerin Pep Guardiola.
Ishte vetë Pep Guardiola ai që e kërkoi mesfushorin e bavarezëve, me trajnerin e “Citizens” që do të dëshironte ta kishte mesfushorin nën urdhrat e tij, duke filluar nga vera./SS