Mediumet gjermane bëjnë me dije se Bayern Muncheni veçse është futur në tregun e transferimeve për ta gjetur zëvendësuesin e mesfushorit, Joshua Kimmich.
Më herët gjatë ditës së sotme ishte bërë me dije se Bayerni e kishte tërhequr ofertën e tij të rinovimit të Joshua Kimmich, pasi ky i fundit mori shumë kohë për t’u përgjigjur.
Oferta e re thuhej se ishte me rritje jo shumë të lartë nga kontrata aktuale, e cila i skadon në qershor.
Qëndrimi i fundit i Bayernit është se nëse lojtari dëshiron të vazhdojë me klubin, atëherë me kënaqësi do ta kthente ofertën e vjetër përsëri në tavolinë.
Megjithatë, nëse Kimmich përsëri vonohet me përgjigjen e tij, atëherë nuk do të ketë një marrëveshje.
“Bild” raporton se Bayerni kishte kërkuar një përgjigje menjëherë pas pushimit të dimrit, por nuk kishte ardhur një gjë e tillë, andaj i kishin dhënë kohë shtesë, por prapë Kimmich nuk ishte përgjigjur.
Bayerni po ashtu i kishte premtuar Kimmichin edhe shiritin e kapitenit, kurdo që Neuer do të pensionohej.
Mirëpo, në rast sigurie, “Bavarezët” i kanë hyrë tregut të transferimeve, në rast se Kimmich nuk do të vazhdojë në Mynih.
Një nga lojtarët që i ngjan më shumë stilit të Kimmichit, sipas Bayernit është Angelo Stiller i Stuttgarit, raporton “Fbref”.
Për Kimmichin të interesuara janë treguar klube të mëdha europiane, që përfshijnë Manchester Cityn, Real Madridin dhe PSG-në, por asnjë ofertë zyrtare nuk është dërguar në drejtim të klubit për 30-vjeçarin.