Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka marrë një vendim kontrovers duke ndaluar konsumimin e hot-dogs në vend, duke e cilësuar këtë veprim si akt tradhtie. Sipas raportimeve të Daily Mail, kushdo që kapet duke përgatitur apo shërbyer këtë ushqim, rrezikon të dërgohet në kampet famëkeqe të punës, shkruan 04 Online.
Përveç kësaj, Jong-un ka ashpërsuar masat ndaj çifteve që zgjedhin të divorcohen. Sipas tij, ndarja është një “veprim antisocial” dhe ata që vendosin të prishin martesën do të dënohen me punë të rënda për të “paguar çmimin final të krimit”.
Këto masa të reja janë pjesë e një fushate të ashpër për të forcuar disiplinën sociale dhe për të mbrojtur, sipas regjimit, “unitetin e kombit”./04 Online