Këngëtari kosovar, Kidda, ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Zhegrova”, në bashkëpunim me reperin francez ZKR.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë artistët, ndërsa klipi u realizua nga Valon Aziri. Kënga nuk është vetëm një dedikim për talentin dhe suksesin e futbollistit Edon Zhegrova, por përmes tekstit i drejtohet edhe të gjithë shqiptarëve.
Projekti muzikor shoqërohet me një videoklip energjik, ku Edon Zhegrova vetë merr pjesë, duke shtuar autenticitet dhe emocion në këtë bashkëpunim të veçantë. Disa skena janë xhiruar në stadiumin e Kosovës, duke lidhur këngën edhe më shumë me frymën kombëtare.
Zhegrova së fundmi u transferua te Juventusi, duke bërë hapin më të madh deri tani në karrierën e tij.