“Hidroregjioni Jugor” në Prizren përmes një komunikate njofton konsumatorët se sot me datë 20.03.2023, me rastin e sanimit të defektit në gypin transportues fi 200mm në Rrugën „Jusuf Gërvalla“ nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes, konkretisht pa furnizim me ujë kanë mbetur:
- Lagjja Ortakoll (pjesërisht)
- Rr.Enver Hadri
- Rruga Ulqinit
- Rr. Jusuf Gervalla
Me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes, thuhet në njoftim.