Ramazani është muaj i shenjtë për besimtarët e fesë islame në gjithë botën.
Ramazani këtë vit ka filluar më 2 prill, shkruan lajmi.net.
Ramazani është muaji i 9-të sipas kalendarit islamik në të cilin praktikohet agjërimi. Muslimanët besojnë se në muajin e shenjtë të Ramazanit, profeti i tyre zbuloi Kuranin, librin e shenjtë të Islamit.
Ekziston një kufizim i rreptë i ngrënies dhe pirjes gjatë periudhës së agjërimit, nga syfyri deri në iftar, sipas besimit islam.
Megjithatë, sipas diversitetit gjeografik, dallon edhe kohëzgjatja e agjërimit në vende të ndryshme të botës. Dallimi madje shkon deri në 9 orë.
Muslimanët që jetojnë në Islandë do të agjërojnë rreth 16-17 orë në ditë.
Në këtë mënyrë, muslimanët që jetojnë në Indi, Pakistan, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe në shumicën e vendeve të Lindjes së Mesme agjërojnë deri në 14-15 orë çdo ditë.
Ndërsa, Zelanda e Re, Argjentina, Afrika e Jugut mund të kenë kohëzgjatjen e agjërimit më të shkurtër (11-12 orë).
Vendet me kohën më të gjatë për agjërim:
Grenlanda, Franca, Polonia dhe Anglia, përfshirë Islandën, do të agjërojnë rreth 16-17 orë. Ndërsa njerëzit që jetojnë në Indi, Portugali, Greqi, Kinë, Amerikë, Turqi, Kanada, Kore të Veriut, Japoni, Pakistan, Iran, Irak, Siri, Palestinë, EBA, Katar dhe Arabinë Saudite do të agjërojnë mesataraisht 14-15 orë në ditë.
Vendet me kohëzgjatjen më të shkurtër për agjërim:
Në Singapor, Malajzi, Sudan, Tajlandë dhe Jemen, kohëzgjatja e agjërimit do të jetë 13-14 orë. Brazili, Zimbabve, Indonezia, Afrika e Jugut, Argjentina, Zelanda e Re, Paraguai dhe Uruguai do të kenë kohën më të shkurtër të agjërimit, rreth 11-12 orë.