Këto janë sanksionet që Biden i shpalli kundër Rusisë

0
285

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, mbajti një fjalim mbi situatën në Ukrainë, dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për atë që mund të eksportohet në Rusi.

Kjo do të imponojë kosto të rënda në ekonominë ruse, si menjëherë ashtu edhe me kalimin e kohës. Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë,” tha ai.

Këto janë sanksionet që ai shpalli:

  1. Kufizimi i aftësisë së Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen, për të qenë pjesë e ekonomisë globale.
  2. Ndalimi i aftësisë për ta financuar dhe rritur ushtrinë ruse.
  3. Dëmtimin e aftësisë së tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21-të të teknologjisë së lartë.
  4. SHBA sanksionoi bankat ruse që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë aktive.

Presidenti i ShBA-së shtoi gjithashtu se po bllokojnë edhe katër banka të tjera të mëdha. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet./Gazeta Sinjali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here