Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka përcaktuar çmimin maksimal për derivatet e naftës.
Në 24 orët e ardhshme, çmimi maksimal i lejuar për dizel është 1.70 euro për litër.
Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.35 euro për litër dhe ai i gasit 0.76 euro për litër.
Çmimet e lartcekura vlejnë për datë 10/09/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
Ky publikim i çmimeve të produkteve të naftës vije duke u bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr,03/2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat tjera mbrojtëse, si dhe neni 1 paragrafi 2.1 të UA 09/2022 për ndryshimin dhe plotësimin e UA Nr, 03/2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat tjera mbrojtëse. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës.