Veshkat kanë funksione të shumta të rëndësishme në trupin tonë, kështu që është thelbësore ti kushtojme rendesi. Simptomat e zakonshme të problemeve të veshkave përfshijnë: sasi dhe ngjyre të ndryshuar të urinës, të vjella, marramendje, probleme të frymëmarrjes, anemi, lodhje, frymë e keqe, ndjenja e ftohtë në shumicën e kohës, dhimbje e papritur në trup dhe kruarje te lekures.
Problemet e veshkave mund të shkaktohen nga arsye të ndryshme, por njerëzit kanë adoptuar shumë zakone që mund të shkaktojnë dëme të rënda të veshkave të tyre.
1-Veshkat tuaja mund të dëmtohen rëndë nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm.
2-Problem per veshkat eshte mbajtja e urines,e cila shkakton infeksione ne veshka nga presioni i saj.
3- Nëse konsumoni shumë kripë, veshkave tuaja do ti duhet të punojnë shumë më tepër për të nxjerrë kripën e tepërt. Kjo mund të rezultojë në zvogëlimin e funksionit të tyre.
4-Perdorimi i antibiotikeve mund të ule rrjedhën e gjakut në veshka dhe të përkeqësojnë funksionimin e tyre.
5- Konsumimi i nje sasie te larte te proteinave rrit kronikisht presionin glomerular dhe filtrimin, duke rritur kështu ngarkesën metabolike të veshkave, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të problemeve të tyre.
6-Konsumimi i alkolit – Alkooli është një toksik që shkakton shumë stres në mëlçi dhe veshka.
7-Pirja e duhanit
8-Konsumimi i larte i kafeines
9- Nëse nuk i trajtoni infeksionet tuaja të zakonshme , viruset ose bakteret mund të shkaktojnë dëme në veshka.
10-Mungesa e gjumit- Sipas shumë studimeve, mungesa e gjumit mund të shkaktojë rritje të arterieve (atherosclerosis) dhe presionit të lartë të gjakut, e cila rrit rrezikun e dëmtimit të veshkave.
Burimi: homehealthyrecipes.com