Gjatë kohës që ndodheni për pushime në plazh duhet të bëni kujdes me konsumin e ushqimeve për disa arsye, por kryesorja për sa i përket sistemit tretës.
Pasi të keni ngrënë, stomaku dhe zorrët kanë një proces të rëndësishëm për të bërë të mundur tretjen e ushqimit dhe për këtë ne duhet t’i krijojmë organizmit komoditet maksimal dhe jKëtë o t’ia vështirësojmë punën.
Shpesh kemi parë që sapo përfundojnë së ngrëni ushqimin fëmijët, por edhe të rriturit vrapojnë për t’ u larë në det. Sipas ekspertëve të shëndetit ky është një veprim shumë i gabuar.
Hyrja në ujë të ftohtë mund të ngadalësojë procesin e tretjes. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës bën që rrjedhja e gjakut në stomak të ulet. Nga ana tjetër nëse ushtrohet not, trupi kërkon më shumë energji, po ashtu edhe truri kërkon më shumë energji dhe në mungesë të tij mund të humbisni vetëdijen.
Humbja e vetëdijes nëse ndodh në ujë shkakton edhe rrezikun për mbytje.
Ndaj duhet të keni parasysh se organizmit:
1. I duhen 20 minuta për të tretur një lëng frutash.
2. I duhen 30 deri në 40 minuta për të përpunuar frutat dhe perimet.
3. Rreth një orë për të tretur peshkun që keni konsumuar, djathin ose karbohidratet.
4. 3 deri në 5 orë të tretë biftekun e viçit ose djathin e vjetëruar.
5. Dhe mbi 5 orë që të tretë mishin e derrit.