Mishi i kuq ka një reputacion të keq prandaj mjekët dhe nutricionistët këshillojnë të mos e teproni me konsumimin e saj. Rekomandohet të mos konsumohet më shumë se 500 gramë mish të kuq në javë.
Nutricionistja Roxana Ehsan thotë se konsumimi i rregullt i mishit të kuq lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin e kolesterolit të lartë dhe presionit të lartë të gjakut, gjë që mund të çojë në sëmundje të zemrës dhe gjithashtu rrit rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.
Ajo gjithashtu thekson se disa studime kanë zbuluar se konsumimi i tepërt i mishit të kuq rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe mund ta zvogëlojë jetëgjatësinë. Nutricionistja shprehet se personat me kolesterol të lartë nuk duhet të hanë mish të kuq çdo ditë.
Do të ishte mirë që sasia e mishit të kuq të kufizohej në konsum një ose dy herë në muaj. Sindroma Alpha-gal është një reaksion ndaj kësaj substance prezentë në mishin e kuq.Mund të shkaktojë urtikarie, urth, diarre, kollë, dhimbje të forta stomaku, ënjtje të buzëve, syve dhe fytit.
Njerëzit me sëmundje të zemrës duhet të jenë shumë të kujdesshëm me marrjen e mishit të kuq. Nëse arteriet bllokohen, mund të ndodhë një atak në zemër ose goditje në tru. Nëse keni probleme me veshkat, duhet të shmangni një dietë të pasur me proteina. Këshillohet që të reduktoni marrjen e proteinave në më pak se një gram për kilogram të peshës suaj.
Nëse keni një ose më shumë faktorë rreziku për sëmundje të zemrës si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti, obeziteti, jeni fizikisht joaktivë dhe hani një dietë jo të shëndetshme, duhet të jeni më të kujdesshëm me konsumimin e mishit të kuq. Personat, familjarët e të cilëve kanë vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë duhet të jenë të kujdesshëm. Një studim i ri ka zbuluar se mishi i kuq dhe i përpunuar mund të shkaktojë dëme gjenetike që mund të shkaktojnë edhe kancer të zorrës së trashë.