Burime të Sinjalit bëjnë të ditur identitetin e dy personave që kanë mbetur të lënduar në aksidentin e rëndë të ndodhur më 18 maj në fshatin Pouskë.
Të lënduar në këtë vetaksident janë: Fati Gashi, 27 vjeçar – ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe Erdall Tumba, 25 vjeçar – ka pësuar lëndime më të rënda dhe është në trajtim mjekësor
Siç kemi raportuar, në këtë aksident humbi jetën Dilge Nanovqe, 19 vjeçare shtetase turke me origjinë kosovare. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë tragjedi./Gazeta Sinjali/