Këta janë të dyshuarit që u kapën me mbi 1 kilogramë drogë në Prizren

0
2264

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Një rast i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Njësia e Antidrogës në Prizren, dje ka arrestuar dy persona nën dyshimet se gjatë kontrollit i’u gjetën mjete si: dy thika, telefona dhe narkotik.

Policia ka intervenuar menjëherë duke i arrestuar të dyshuarit, ndërkaq një tjetër shtetas i Shqipërisë ndodhet në arrati.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrat e tre të dyshuarëve që u kapën me rreth 1kg drogë, bëhet fjalë për Festim Krasniqin dhe Gencay Kanlinuron, ndërkaq Sabajet Basha ndodhet në arrati.

Me çfarë vepre ngarkohen të dyshuarit?

Si prova materiale gjatë kontrollit të detajuar nga Policia e Kosovës janë gjetur marihuanë me peshë rreth 5.34 gram, një qese najloni ngjyrë e zezë e mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë me peshë rreth 1 kg e 148 gram si dhe një palë syze dielli./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here