Dhjetëra persona janë arrestuar deri tash nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga shumë prokurorë të cilët janë duke realizuar një aksion të gjerë në gjithë vendin, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se disa nga të arrestuarit janë: Sami Mazreku-ish drejtor i BKS-së, Valon Berisha-ish drejtor i financave në BKS, Valon Duraj, Naser Biri, ish pronari i Parts Center.
Të arrestuar tjerë siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali janë: Djellza Kabashi, Brendon Muja, Naxhije Qollaku, Mirjeta Hoti, Marigona Qollaku Krasniqi, Lirim Ahmetaj.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali personat e arrestuar dyshohen për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.
Aksioni është zhvilluar në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Rahovec, Podujevë, Obiliq, ndërsa kanë marrë pjesë dhjetë prokurorë./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.












































