Këta janë të arrestuarit për rrahjen në Atmaxhë të Prizrenit

0
275
Foto: Ilustrim

Gazeta Sinjali raportoi se katër persona janë arrestuar lidhur me rrahjen që ndodhi më 26 dhjetor 2025, rreth orës 13:30, në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.

Sipas informacioneve zyrtare, pas një përleshjeje fizike mes disa personave, Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të gjithë të përfshirët në Stacionin Policor në Prizren.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, të dyshuarit e arrestuar janë Melisa Binaj, rreth 24-vjeçare, Medina Binaj, rreth 23-vjeçare, Kristina Pejovic, rreth 21-vjeçare dhe Lavri Gashi, rreth 43-vjeçar.

Gjatë kontrollit trupor, te njëra nga të dyshuarat është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës narkotike, e dyshuar marihuanë. Palët janë intervistuar në prani të autoriteteve kompetente, ndërsa në rast janë përfshirë edhe veprat penale: lëndim i lehtë trupor, sulm, posedim i paautorizuar i narkotikëve, asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është dërguar për hetime të mëtutjeshme./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here