Këta janë personat që u kapën në flagrancë duke shitur drogë në Prizren

0
202
Foto: Ilustrim

Një rast i shitjes së narkotikëve është zbuluar në Prizren, ku dy persona janë kapur në flagrancë gjatë një aksioni në terren.

Ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2026, rreth orës 13:30, në rrugën “Nazim Pulaj”, afër kompleksit “Him Group”, ku hetuesit kanë vërejtur dy persona duke kryer shitblerje të substancave narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes, i dyshuari Egzon Qyse ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes ka hedhur në tokë një sasi të dyshuar të marihuanës.

Gjatë kontrollit të personave dhe vendit të ngjarjes, është sekuestruar një sasi narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 6.70 gram.

Me autorizim të organeve kompetente është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit në të njëjtin lokacion, mirëpo nuk janë gjetur prova shtesë apo mjete të tjera ilegale.

Të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.

Me vendim të prokurorit, Egzon Qyse është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër, Memet Greku, është iniciuar procedurë e veçantë për posedim të narkotikëve.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here