Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar edhe në Suharekë, ku dy persona dyshohet se kanë dhunuar një vajzë të mitur, të moshës 15-vjeçare.
E mitura fillimisht ishte deklaruar e zhdukur nga familjarët, teksa rasti ka ndodhur gjatë kësaj kohe kur ata s’dinin për fatin vendndodhjes së saj.
Si rrjedhojë e kësaj, Policia ka arritur që të arrestojë njërin nga të dyshuarit, kurse tjetri ndodhet në arrati.
Sinjali mëson se personi i arrestuar që dyshohet se ka dhunuar të miturën është Halit Shala, 21-vjeçar, ndërsa i arratisuri është L.G i moshës së mitur.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë, teksa Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit tjetër./Gazeta Sinjali/