Në fund të sezonit Milani do të humbasë shërbimet e Franck Kessie, i cili pritet të transferohet te Barcelona, ku ka kryer edhe vizitat mjekësore. Duke parë situatën, drejtuesit e klubit italian kanë nisur të shikojnë për zëvendësuesin e lojtarit nga Bregu i Fildishtë.
Sipas medieve italiane, në krye të listës së Maldinit e Massaras janë Bryan Cristante e Jordan Veretout, të cilët Roma I vlerëson respektivisht 20-25 milionë euro dhe 18 milionë euro.
Po sipas raportimeve të medieve, drejtuesit e “kuqezinjve” do të nisin bisedimet me kryeqytetasit për të dy lojtarët, por Milani duhet të tregohet i kujdesshëm pasi për Veretout interesohet edhe Interi./SS