Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, faza e parafundit e ndarjes së Kosovës

0
176

Donik Sallova profesori i Shkencave Politike, njëheresh këshilltar i Jashtëm i Glauk Konjufcës është bërë pjesë e reagimeve pro dhe kundër formimit të Asociacionit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka numëruar marrëveshjet e deritanishme, ndërsa siç edhe mund ta shihni, në secilën prej tyre, Serbia ka arritur të fitojë diçka.

Sallova madje pretendon se Asociacioni është faza e parafundit para ndarjes së Kosovës.

“Asociacioni është faza e parafundit e këtij qëllimi hegjemonist të një Serbie që nuk është dënuar, por është mirëkuptuar nga bashkësia ndërkombëtare për ndërtimin e modelit të një Rusie të Vogël në Ballkanin Perendimor, si në ambiciet territoriale ndaj fqinjëve, ashtu edhe në modelin autokratik të shtetit!”, shkroi ndër tjerash ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here