Këshilli euro-atlantik serb: Rusia ka hartuar një plan për destabilizim në Kosovë, para zgjedhjeve të 9 shkurtit

0
121

Rusia e ka hartuar një plan për të destabilizuar dhe për të krijuar një atmosferë jodemokratike në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 9 shkurt. Kështu ka njoftuar kryetari i Këshillit euro-atlantik të Serbisë, Dragan Sormaz.

Përmes një reagimi në X, ai ka thënë se rusët synojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor duke angazhuar individë nga komunitetet pakicë.

“Rusia ka hartuar një plan për të destabilizuar, manipuluar dhe inkurajuar një atmosferë jodemokratike në Kosovë përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 9 shkurt. Rusët synojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor duke angazhuar individë nga komunitetet pakicë – romë, boshnjakë, goranë…”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here