Këshilla për fytyrë me yndyrë

0
51

Lëkura me yndyrë karakterizohet nga shtimi i prodhimit të yndyrës, e cila i jep një pamje të shndritshme.

Shkaqet kryesore të këtij problemi lidhen me bllokimin e poreve dhe formimin e komedoneve (pikave të zeza). Rritja e nivelit të testosteronit në gjak është shpesh një ndër faktorët kryesorë që shkakton lëkurë me yndyrë, si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.

Ky tip i lëkurës është i zakonshëm në moshën e adoleshencës, por mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë, si duhani apo ushqimi jo i rregullt.

Gjëja më e rëndësishme për lëkurën me yndyrë është pastrimi, i cili duhet të jetë i kujdesshëm, por jo agresiv.

Në rastet më të lehta, pastrimi korrekt i fytyrës mund të ndihmojë në evitimin e problemeve estetike, si pikat e zeza dhe papastërtitë. Për pastrimin e saj duhen përdorur sapunë me përbërje pak acidike.

Herë pas here bëni një pastrim të thellë të lëkurës, duke përdorur maska purifikuese. Të paktën çdo dy muaj rekomandohet të shkoni tek estetistja për një pastrim profesional të fytyrës me avull dhe me produkte specifike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here