Këshilla për flokë të yndyrshme

0
392

Përse flokët bëhen me yndyrë?

Flokët bëhen të yndyrshme si pasojë e një çrregullimi të gjëndrave dhjamore. Ato sekretojnë gjithmonë dhe me shumë yndyrë e cila del në sipërfaqe të kokës dhe për pasojë rrënja e flokut shkëlqen.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në yndyrosjen e flokëve?

• Trashëgimia: njëri nga prindërit tuaj duhet t’i ketë flokët e yndyrshme.
• Ndonjë problem endokrinik.
• Ushqimi: abuzimi apo tejkalimi i masës normale të yndyrërave dhe sheqernave.
• Disa probleme shëndetësore: kapsllëku, problemet me mëlçinë, etj.
• Stresi: një tronditje emocionale përshpejton sekretimin e yndyrës.
• Shampot e papërshtatshëm: cilësia e dobët ose keqpërdorimi (kur përdor më shumë se normalja).

Këshillat që duhet ti kemi parasyshë për të trajtuar flokët e yndyrshme janë:

• Përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm.
• Ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar. Shmangni yndyrërat dhe dhjamërat e kafshëve (animal fat and grease).
• Pini ujë sa më shumë.
• Përdorni ushqime që ju ndihmojnë rreth mirëqenjes së flokëve.
• Pastroni flokët, sepse me yndyrën e tepërt ato bëhen pis dhe nuk duken aspak atraktive.
• Përdorni së paku një herë në muaj një maskë kundër yndyrës (mask to prevent greasy hair).
• Kujdes, mos i lani flokët me ujë shumë të ngrohtë.
• Mos i krihni flokët e lagura dhe mos i krihni shpesh.

Si mund ta zgjidhni problemin me flokë të yndyrshme?

1. Shpërlani flokët me uthull.
Uthulla, çaji dhe lëngu i limonit, të holluara në ujë ndihmojnë në zvogëlimin e yndyrës. Kjo pasiqë krijohet një masë thartire tanine e cila e eleminon yndyrën.

2. Qulli nga tërshëra për të bërë maskën
Qulli i tërshërës është trajtim i shkëlqyeshëm për flokët e yndyrshme sepse thith yndyrën nga rrënja. Veç kësaj, është efikase edhe kundër zbokthit dhe zvogëlon kruarjen.

3. Prodhime nga çaji nana
Çaji nana është i shkëlqyer për flokë të yndyrshme, prandaj ju këshillojmë që ti përdorni shampot dhe regjeneruesit të cilët përmbajnë ekstrakt të kësaj bime.

4. Sa i përket larjes së flokëve të yndyrshme, mund të themi se larja e shpeshtë me shampon e shtreson yndyrën gradualisht, sepse sa më shumë të përdorni shamponin lëkura prodhon edhe më shumë yndyrë. Prandaj përpiquni që flokët ti lani çdo të dytën ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here