Alba Pollozhani ka kërkuar sërish largimin nga Big Brother VIP Kosova 4.
Kjo ndodhi gjatë Prime-t të së hënës, ku pas debateve për Lim Hotin, ajo bëri sërish kërkesë.
“Alba dua të dal nga Big Brother dhe e kam të vulosur”, tha ajo në një moment.
Më pas u njoftua se banorja është në një gjendje të rënduar emocionale dhe se po merren mjekët me të.
E njëjta në vazhdim u shfaq në dhomë të rrëfimit dhe theksoi se ka mbledhur forcat për të vazhduar sërish.
Alba bëri me dije se do ta shikoj gjendjen deri të premten e më pas të vendos.
Mbetet për t’u parë ditëve në vijim se si do të ecë kjo lojë e situatë e konkurrentes. /Telegrafi/














































