Pas pastrimit të mbeturinave gjatë ditës së djeshme në shtratin e Lumbardhit ndërmjet lagjeve ” Tusus” dhe ” Bajram Curri” dhe që intervenimi i organeve përgjegjëse ishte shumë i shpejtë dhe i vlersuar nga ana e banorve të këtij lokaliteti.
Disa qytetarë kanë kërkuar që të intervenohet edhe në parkun e qytetit të Prizrenit, në një pjesë brenda Lumbardhit, ku shihet se si disa drunjë kanë bllokuar lumin dhe vazhdimisht aty po mblidhen mbeturinat.
Sipas qytetarëve ka mbi një muaj që askush nga Institucionet përgjegjëse nuk ndërmerr masa për largimin e këtyre mbetjeve, raporton TV Prizreni.