Kërkohet nga gjigantët europianë/ Haaland vendos kushte për transferimin dhe nuk është paga

0
295

I kërkuar nga gjysma e Europës, Erling Haaland ka vendosur kushtet e tij përpara se të zgjedhë klubin ku dëshiron të luajë.

Pasi ka konfirmuar se të gjitha shpresat e Borussia Dortmund janë tek ai, sulmuesi së shpejti duhet të marrë një vendim për të ardhmen, me shume klube të pasur që dëshirojnë ta kenë talentin norvegjez pjesë të tyre.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane bëhet me dije se PSG synon 21-vjeçarit e Dortmund në rast të largimit të Kylian Mbappe, por në garë për Haaland janë edhe Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City. Konkurrencë që mund të rrisë çmimin e këtij transferimi, por nga ana e tij, Haaland nuk e ka prioritet aspektin financiar.

Nga raportimet mësohet se norvegjezi ka ide të qarta për të ardhmen e tij. Nëse Haaland ende nuk e ka identifikuar klubin e tij të ardhshëm, kjo ndodh sepse sulmuesi nuk dëshiron të bëjë zgjedhjen e tij sipas pagës që i ofrohet, por do të presë të mësojë projektet, planet për të ardhmen dhe kiminë që mund të ketë me trajnerin e ardhshëm, pra do donte të dinte këto detaje paraprakisht./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here